Ferma detare të akuakulturës e Kinës / foto nga CFP
Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të martën një libër të bardhë të titulluar "Zhvillimi i peshkimit në ujërat e largëta të Kinës."
Libri i bardhë përqendrohet kryesisht në shtatë aspekte të sektorit të peshkimit në ujërat e largëta të Kinës, duke përfshirë zhvillimin me cilësi të lartë, koordinimin e ruajtjes së burimeve dhe të përdorimit të qëndrueshëm, përmbushjen e detyrave të shtetit ku është bërë regjistrimi i mjeteve lundruese, rregullimin e rreptë, forcimin e mbështetjes shkencore e teknologjike, garantimin e sigurisë dhe rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Të dhënat nga libri i bardhë tregojnë se prodhimi i akuakulturës kineze, i cili arriti 52.2 milion tonë në 2020, zuri vendin e parë në botë, duke përbërë rreth 40 për qind të vëllimit të përgjithshëm botëror.
Në lidhje me mbrojtjen dhe zhvillimin e burimeve të peshkimit, Kina forcon vazhdimisht ruajtjen e burimeve të peshkimit dhe menaxhimin e ekosistemit dhe u kushton vëmendje nga afër ndryshimeve klimatike dhe ruajtjes së biodiversitetit.