Xi: Kina do të vijojë përpjekjet për të ndërtuar një Azi paqësore e të begatë
2023-10-24 21:50:05

foto nga CFP

Flamujt në Pekin me rastin e Forumit të 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë"/ foto nga CFP

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh një simpoziumi ndërkombëtar mbi diplomacinë e fqinjësisë të Kinës, e cila u mbajt të martën në Pekin. 

"Kina do të vazhdojë të zbatojë parimet e miqësisë, sinqeritetit, përfitimeve të ndërsjella e përfshirjes dhe të punojë me vendet e tjera të rajonit për të ndërtuar një atdhe aziatik me paqe, qetësi, begati, bukuri dhe bashkëjetesë miqësore, për të shkruar së bashku një kapitull të ri në nxitjen e ndërtimit të një bashkësie me të ardhme të përbashkët për Azinë dhe për njerëzimin," tha kreu i shtetit i Kinës në mesazhin e tij. 

Simpoziumi, me temë "Miqësi, sinqeritet, përfitime të ndërsjella dhe përfshirje: Përmasa të reja, përparim i ri dhe vizion i ri", u mbajt për të përkujtuar dhjetëvjetorin e parimit të diplomacisë së fqinjësisë të Kinës. (Artan)