Hapet për publikun Teatri i Universitetit të Arteve në Tiranë
2023-10-23 11:36:30

Foto nga VCG

Teatri i Universitetit të Arteve në Tiranë ka përfunduar me sukses restaurimin  dhe kthimin në identitet të korpusit dhe ka hapur dyert për publikun, njofton “RTSH”.

“Një tjetër hapësirë krenarie europiane iu shtua Tiranës kulturore, kryeqytetit të Europës së Ballkanit, e cila po hedh shtat dita-ditës si mishërim i ambicies dhe punës sonë të përbashkët drejt majës së re të Shqipërisë 2030”,- shkoi kryeministri shqiptar Edi Rama në rrjetet sociale.

I klasifikuar si monument i trashëgimisë kulturore, Teatri është restauruar  bazuar në materialet arkivore, në bashkëpunim me restauratorët e Universitetit të Firences, e ku salla e teatrit ishte pjesa më e çmuar e më sfiduese për ekipet e përfshira në projekt.

Salla e re në Universitetin e Arteve, një stoli e arkitekturës e viteve ’30-’40”, kur ajo është ndërtuar, jo vetëm i përgjigjet standardeve ndërkombëtare dhe kërkesave të artistëve, por nga ana tjetër, ruhet i paprekur nga projekti fillestar i saj.

Godina e Akademisë së Arteve, sot Universiteti i Arteve, është një monument i trashëgimisë kulturore, i llojit “Arkitekturë”. (Fatosi)