Pulsi i gjelbër i “qytetit të zgjuar” Shenzhen
2023-10-23 21:24:14

"Kaluan 20 automjete elektrike brenda 30 sekondash! E habitshme! Nuk mendoj se kjo mund të gjendet në qytete të tjera në botë," tha Douglas Santucci nga televizioni brazilian "Rede Bandeirantes", gjatë një raportimi nga qyteti Shenzhen i Kinës Jugore mbi automjetet elektrike në këtë qytet.

 Santucci i ka provuar automjetet elektrike të markës kineze BYD edhe në vendin e tij. Largësia nga vendlindja e tij deri në Sao-Paulo është 400 km. Gjatë udhëtimit, ai shqetësohej shpesh se mos bateria e automjetit nuk mund të mbante deri në fund dhe ai nuk do të kishte mundësi të gjente pika të ngarkimit të baterive.

 Por ai zbuloi se në qytetin Shenzhen, drejtuesit e automjeteve elektrike nuk janë aspak të shqetësuar për këtë problem, sepse pikat e ngarkimit të baterive gjenden kudo.

 Krahas automjeteve private, edhe sistemi i transportit publik në Shenzhen kreu transferimin e autobusëve nga "me karburant" në "elektrike" gjatë 10 vjetëve, falë masave të gjithanshme për nxitjen e automjeteve elektrike, përfshirë subvencionet për blerjen e përtëritjen e autobusëve elektrikë, garantimin e instalimeve të ngarkimit të baterive dhe hartimin e standardeve administrative. (Wang Lei/ Artan)