Pekin, hapet Kongresi Kombëtar i Grave
2023-10-23 21:29:17
foto nga Xinhua
Kongresi i 13-të Kombëtar i Grave i Kinës u hap të hënën në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin.
Liderët e Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe të shtetit, përfshirë Xi Jinping, Li Qiang, Zhao Leji, Wang Huning, Cai Qi dhe Li Xi, morën pjesë në ceremoninë e hapjes dhe shprehën urimet e tyre.
Ding Xuexiang mbajti një fjalim në emër të Komitetit Qendror të PKK-së.
Afro 1 800 delegate marrin pjesë në kongres, së bashku me 90 delegate të ftuara posaçërisht nga rajonet e posaçme administrative të Hong-Kongut dhe të Makaos.
Në kongres iu paraqit delegateve për diskutim e shqyrtim një projektamendament në statutin e Federatës Mbarëkineze të Grave. (Wang Lei/ Artan)
foto nga Xinhua
Lajmet Kryesore