foto nga CFP
Shoqata për Shkencën dhe Teknologjinë e Kinës (CAST) ka publikuar një listë të çështjeve kryesore në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe teknologjinë industriale për vitin 2023.
Gjithsej 29 çështje, në fusha të tilla si inteligjenca artificiale (AI), energjia e re, materialet e performancës së lartë dhe shkencat e jetës u theksuan në forumin kryesor të konferencës vjetore të CAST-it të dielën në Hefei të provincës Anhui të Kinës Lindore.
Në to përfshihen çështje si realizimi i konsumit të ulët të energjisë në fushën e AI-së, cilat janë metodat e ruajtjes së energjisë për një kohë të gjatë për sistemet e reja të energjisë dhe si mund të bëhen përparime në aplikimin e materialeve të përbëra me fibra karboni në mjetet dhe pajisjet e ardhshme të transportit hekurudhor ultra të shpejtë të Kinës.
117 akademikë morën pjesë në rekomandimin dhe vlerësimin e çështjeve.
Pothuajse 3 400 çështje inovative dhe drejtuese u propozuan dhe u përzgjodhën në fushatën e mbledhjes së opinioneve në gjashtë vjetët e fundit nga më shumë se 150 organizata kombëtare. Disa shoqëri kanë ngritur një mekanizëm publikimi për problemet në fushën e tyre dhe kanë kryer shkëmbime akademike, sugjerime të grupeve studimore, popullarizim shkencor dhe kërkim bashkëpunues mbi çështjet e publikuara.
Shoqata për Shkencën dhe Teknologjinë e Kinës do të vazhdojë të ndjekë çështjet e publikuara dhe do të udhëzojë kërkimet origjinale e drejtuese për të përshpejtuar realizimin e vetëmbështetjes shkencore e teknologjike të nivelit të lartë. (Artan)