Ministri gjerman i Mbrojtjes shtyn vizitën në Ballkan për shkak të luftës Izrael-Hamas
2023-10-23 14:37:14
Foto nga VCG
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, shtyu një udhëtim të planifikuar në Ballkan, i planifikuar për të hënën, për shkak të krizës në Lindjen e Mesme, njofton “ATSH”.
“Meqenëse nuk është e qartë se si do të evoluojë situata në Izrael dhe Gaza, Pistorius nuk do të udhëtojë drejt Ballkanit për një vizitë treditore, siç ishte planifikuar fillimisht”, njoftoi Ministria gjermane e Mbrojtjes.
Ushtria gjermane ka dislokuar forca në mënyrë që të përgatitet për një evakuim të mundshëm ushtarak të qytetarëve gjermanë nga Lindja e Mesme. (Fatosi)
Lajmet Kryesore