Kinë, zbulohet një fushë e re metani të shtratit qymyrguror
2023-10-23 21:09:35

foto nga

foto nga CMG

Korporata Kombëtare e Naftës Detare e Kinës (CNOOC) njoftoi të hënën zbulimin e një fushe metani të shtratit të thellë qymyrguror në provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore, me rezerva të vërtetuara që i kalojnë 110 miliardë metrat kubë. 

Zbulimi i fushës së metanit të shtratit të thellë qymyrguror "Shenfu", në krahun lindor të pellgut të Ordosit, në qytetin Julin, do të kontribuojë në sigurinë energjetike kombëtare, tha CEO i kësaj korporate Zhou Xinhuai. 

Metan i shtratit qymyrguror quhet gazi natyror i ruajtur brenda damarëve të qymyrgurit. Depozitat e zbuluara në thellësi më të madhe se 1 500 metra njihen si metan i shtratit të thellë qymyrguror.

foto nga CMG

Damari i qymyrgurit të fushës së metanit të shtratit të thellë qymyrguror "Shenfu" është rreth 2000 metra i thellë dhe trashësia e një shtrese të vetme është nga 6.2 në 23.3 metra, me një mesatare gazi të përmbajtur në një ton qymyrguri që arrin në 15 metra kubë. 

Tani më shumë se një mijë puse shpimi janë hapur në këtë zonë, me një prodhim ditor maksimal gazi prej 26 mijë metrash kubë për pus.  (Artan)

foto nga CMG