SHBA-ja lëviz sistemet e mbrojtjes raketore në Mesdheun Lindor
2023-10-23 11:31:44

Foto nga VCG

SHBA-ja po lëviz më shumë sisteme armësh në Mesdheun Lindor përballë një përshkallëzimi të dhunës në Lindjen e Mesme, bëri të ditur Pentagoni, citon “ATSH”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, deklaroi se ai aktivizoi vendosjen e një baterie Terminale të Mbrojtjes së Zonës së Lartë (THAAD) si dhe batalioneve shtesë “Patriot” në vende në të gjithë rajonin për të rritur mbrojtjen e forcave amerikane.

SHBA-ja ka dërguar më parë dy aeroplanmbajtëse dhe ekuipazhin e tyre në Mesdheun Lindor si një parandalues pas sulmit terrorist ndaj Izraelit nga Hamasi më 7 tetor.

Austin tha se vendimi për të forcuar më tej qëndrimin e Pentagonit në rajon pasoi diskutimet me presidentin Biden mbi përshkallëzimin e fundit nga Irani dhe forcat e tij në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Këto hapa do të forcojnë përpjekjet rajonale të parandalimit, do të rrisin mbrojtjen për forcat amerikane në rajon dhe do të ndihmojnë në mbrojtjen e Izraelit”, tha Austin.

Që nga sulmi i 7 tetorit, Izraeli ka goditur nga ajri objektivat e Hamasit në Rripin e Gazës dhe ka mobilizuar qindra mijëra rezervistë ushtarakë përpara një ofensive të pritshme tokësore në Gaza. (Fatosi)