Kina dhe vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit do të shtojnë bashkëpunimin për "Një brez, një rrugë"
2023-10-23 15:21:31

Foto nga MT

Kina do të punojë me Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit për të nxitur tregtinë e investimet dypalëshe, si pjesë e përpjekjeve për të zbatuar tetë veprimet e reja të propozuara për ta futur bashkëpunimin në kuadër të "Një brez, një rrugë" në një fazë të re të zhvillimit me cilësi më të lartë dhe në nivel më të lartë, tha të dielën ministri i Tregtisë i Kinës Wang Wentao.

Wang i bëri këto komente në një takim të ministrave të ekonomisë dhe tregtisë të Kinës dhe të gjashtë vendeve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, të organizuar në qytetin jugor kinez të Guangzhou-t. Në këtë takim u premtuan përpjekje për të përshtatur bashkëpunimin në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" me strategjitë e zhvillimit të vendeve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha si ekonomia digjitale, zhvillimi i qëndrueshëm dhe infrastruktura.

Kina do të punojë për të arritur një marrëveshje të tregtisë së lirë me Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit, do të mbështesë shkëmbimet e fondeve të pasurisë sovrane të të dy palëve dhe do të eksplorojë bashkëpunimin infrastrukturor në porte, aviacion, komunikacion dhe naftësjellës, tha Wang. 

Takimi arriti një konsensus të gjerë mbi çështje të tilla si mbrojtja e përbashkët e sistemit të tregtisë shumëpalëshe, nxitja e investimeve të ndërsjella, thellimi i bashkëpunimit në zinxhirët e industrisë e të furnizimit, përmirësimi i ndërlidhshmërisë dhe nxitja e transformimit energjetik. Në takim u publikua një deklaratë e përbashkët mbi thellimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar.