Prodhimi i naftës së papërpunuar në Kinë u rrit me 1.9 për qind në tre tremujorët e parë
2023-10-23 11:38:33

Foto nga VCG

Prodhimi i naftës së papërpunuar i Kinës u rrit me 1.9 për qind në bazë vjetore në tre tremujorët e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Vendi prodhoi 156.72 milionë tonë naftë bruto gjatë kësaj periudhe, njoftoi Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS).

Prodhimi i naftës së papërpunuar të Kinës u rrit me 0.3 për qind në bazë vjetore në 16.87 milionë tonë muajin e kaluar.

Sipas të dhënave të NBS-së, vendi importoi 424.27 milionë tonë naftë bruto në nëntë muajt e parë të vitit, një rritje me 14.6 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2022. (Fatosi)