Eksportet e plehrave të Kinës u rritën me 31.6 për qind në periudhën janar-shtator
2023-10-23 14:15:05
Foto nga VCG
Kina eksportoi 22.67 milionë tonë plehra nga janari në shtator, një rritje prej 31.6 për qind në bazë vjetore, sipas të dhënave nga Administrata e Përgjithshme e Doganave, njofton “Xinhua”.
Vetëm në shtator 2023, vendi eksportoi 3.77 milionë tonë plehra, 20.3 për qind më shumë në bazë vjetore.
Midis llojeve të ndryshme të plehrave të eksportuara, eksportet e uresë shënuan rritjen më të shpejtë muajin e kaluar, duke u rritur me 241.7 për qind nga një vit më parë.
Eksportet e uresë arritën në 2.83 milionë tonë gjatë tre tremujorëve të parë, një rritje prej 80 për qind në bazë vjetore. (Fatosi)
Lajmet Kryesore