Shitjet e automjeteve të përdorura në Kinë u rritën me 12.61 për qind në tre tremujorët e parë
2023-10-23 14:31:31

Foto nga VCG

Shitjet e automjeteve të përdorura në Kinë u rritën 12.61 për qind në tre tremujorët e parë të vitit, treguan të dhënat nga Shoqata e Tregtarëve të Automobilave në Kinë, njofton “Xinhua”.

Sipas shoqatës, gjatë kësaj periudhe, më shumë se 13.49 milionë automjete të përdorura ndryshuan pronarët, me një vlerë totale transaksioni prej 859.79 miliardë juanë (rreth 119.76 miliardë dollarë amerikanë).

Vetëm në shtator, rreth 1.59 milionë automjete të tilla u tregtuan në Kinë, 7.17 për qind më shumë në bazë vjetore dhe 2.07 për qind më shumë në bazë mujore. Vlera totale e transaksionit të shitjeve arriti në 104.04 miliardë juanë.

Shumica e tregtarëve të makinave të përdorura janë optimistë për rimëkëmbjen e mëtejshme të tregut në tetor, duke pasur parasysh se periudha super e gjatë e pushimeve që mbuloi Festivalin e Mesvjeshtës dhe festën e Ditës Kombëtare ka rritur më tej kërkesën. (Fatosi)