Foto nga VCG
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, diskutuan përmes telefonit për korridorin alternativ të grurit në Detin e Zi, njoftoi shërbimi i shtypit presidencial ukrainas, citon “Xinhua”.
Gjatë bisedës, Zelensky informoi Guterres për funksionimin e korridorit të grurit dhe nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të “Grain From Ukraine”, një program ushqimor humanitar i nisur në nëntor 2022 për të ofruar grurë ukrainas në vendet në nevojë.
Statistikat zyrtare tregojnë se Ukraina eksportoi rreth 50.000 tonë mallra muajin e kaluar përmes korridorit të përkohshëm në Detin e Zi, i cili u krijua nga Ukraina si një alternativë ndaj Iniciativës së Drithërave të Detit të Zi.
Zelensky e ftoi Guterres të marrë pjesë në samitin e dytë për sigurinë ushqimore në kuadër të programit “Grain from Ukraine”. (Irma)