Hekurudhat e Kinës regjistrojnë 1.15 miliardë udhëtime në tremujorin e tretë
2023-10-22 13:18:54
Foto nga VCG
Hekurudhat e Kinës regjistruan 1.15 miliardë udhëtime pasagjerësh në tremujorin e tretë të këtij viti, një rritje prej 11.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, njoftoi operatori hekurudhor i vendit, citon “Xinhua”.
Gati 20.1 milionë udhëtime hekurudhore të pasagjerëve u bënë më 29 shtator, një rekord i lartë, bëri të ditur “China State Railway Group Co., Ltd”.
Për të përballuar kërkesën e fuqishme për udhëtime në tremujorin e tretë, Kina rriti kapacitetin e hekurudhave duke vënë në shërbim më shumë trena.
Rreth 10.169 trena pasagjerësh ishin në përdorim çdo ditë gjatë kësaj periudhe, një rritje prej 13.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. (Irma)
Lajmet Kryesore