Përfaqësuesi i Kinës në OKB bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm mes Palestinës e Izraelit
2023-10-22 15:52:46

Foto nga VCG

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB tha të premten se situata palestinezo-izraelite është çështja më urgjente dhe një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe e drejtë për kauzën palestineze nuk mund të vonohet. Shpërthimi i konfliktit të ri tregon se menaxhimi i krizës pjesë-pjesë është i paqëndrueshëm, tha Zhang Jun, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB.

Kina mbështet Lidhjen e Shteteve Arabe dhe vendet arabe për të luajtur një rol udhëheqës, tha ai, duke i kërkuar OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit që të dëgjojnë thirrjen e këtyre vendeve, të forcojnë koordinimin me mekanizmat rajonalë, të punojnë në bazë të konsensusit ndërkombëtar, të marrin masa efektive për të nxitur një armëpushim të menjëhershëm dhe bërë çdo përpjekje në garantimin e sigurisë së civilëve, duke parandaluar një fatkeqësi humanitare edhe më vdekjeprurëse.

Kohët kërkojnë unitet dhe bashkëpunim, pa të cilat përgjigjet efektive ndaj sfidave të ndryshme globale do të jenë të pamundura, tha Zhang. (Çang Çuo)