Kina, lider në botë për rrjetin e fibrave optike dhe komunikimit celular
2023-10-22 10:41:49

Foto nga VCG

Kina ka ndërtuar rrjetin më të madh dhe teknologjikisht të avancuar të fibrave optike dhe komunikimeve celulare në botë, deklaroi Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, Jin Zhuanglong, citon “Xinhua”.

Shkalla e qendrave të të dhënave të Kinës është rritur me një normë mesatare vjetore rritjeje prej gati 30 për qind gjatë pesë viteve të fundit, tha Jin në një forum mbi bashkëpunimin digjital Kinë-Afrikë.

Vitet e fundit, Kina ka përshpejtuar integrimin e teknologjisë digjitale dhe ekonomisë reale. Modele të reja biznesi si tregtia elektronike, telemjekësia dhe bujqësia digjitale po zhvillohen fuqishëm, duke injektuar një shtysë të re në rritjen ekonomike.

Bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën digjitale vazhdon të thellohet. Kina ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi në këtë fushë me më shumë se 10 vende afrikane, sipas të dhënave nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Ministria bëri të ditur se do të forcojë më tej shkëmbimet me vendet afrikane në fushën digjitale, do të ndërtojë së bashku aftësitë e zhvillimit digjital dhe do të shfrytëzojë potencialin e bashkëpunimit në përputhje me parimet e tregut. (Irma)