Sektori i prodhimit të informacionit elektronik të Kinës ruan rritje të qëndrueshme
2023-10-22 14:19:34

Foto nga VCG

Industria e prodhimit të informacionit elektronik të Kinës ka ruajtur një rritje të qëndrueshme që nga fillimi i vitit, duke forcuar rimëkëmbjen e ekonomisë industriale të vendit.

Nga janari në shtator, prodhimi i telefonave celularë në Kinë arriti në 1.09 miliardë njësi, një rritje prej 0.8 për qind në bazë vjetore, deklaroi Tao Qing, zëdhënës i Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.

Sipas tij, vetëm në shtator, prodhimi i telefonave celularë në Kinë u rrit me 11.8 për qind nga një vit më parë.

Investimet e aktiveve fikse në sektorin e prodhimit të informacionit elektronik u rritën me 10.2 për qind në bazë vjetore gjatë kësaj periudhe, 7.1 pikë përqindje më e lartë se norma kombëtare e rritjes së investimeve të aktiveve fikse, tha Tao.

Pavarësisht ekonomisë së dobët globale, eksportet e produkteve elektronike ruajtën ritmin e rritjes. Vlera e eksportit të televizorëve u rrit me 15.1 për qind në bazë vjetore nga janari në shtator, ndërsa ato të baterive të litiumit dhe qelizave diellore u rritën respektivisht me 48 për qind dhe 5.1 për qind në bazë vjetore. (Irma)