Foto nga VCG
Kancelari Olaf Scholz deklaroi se Gjermania duhet të nisë dëbimin në shkallë të gjerë të emigrantëve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vend, gjatë një interviste për “Der Spiegel”, pas thirrjeve të opozitës që kancelari i qendrës së majtë ta formojë një koalicion qeveritar me konservatorët për t’u marrë me çështje të emigrimit, shkruan “Panorama”.
“Ne duhet t’i dëbojmë në shkallë të gjerë ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani”, tha ai, duke shtuar se dëbimi duhet të ndodhë shpejt.
Scholz ka dhënë shenja për një iniciativë personale që të merret më këtë çështje, pasi konservatorët dhe partia e të djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë kanë shënuar rritje të konsiderueshme në zgjedhje.
Javën e kaluar, Scholz ka prezantuar legjislacionin për ta lehtësuar procesin e dëbimit të emigrantëve që u është refuzuar azili.
Ai ka zhvilluar edhe disa takime me guvernatorët shtetërorë rreth mënyrave se si mund të luftohet numri i emigrantëve. (Irma)