Guterres në Rafah: Ndihmat duhet të dërgohen shpejt në Gazë
2023-10-22 12:03:08
Foto nga VCG
Kamionët me ndihma duhet të lëvizin drejt Gazës sa më shpejt që të jetë e mundur, deklaroi shefi i OKB-së, Antonio Guterres, nga pikëkalimi i Rafahut, i vetmi që lidh Egjiptin me Rripin e Gazës, shkruan “RTSH”.
Guterres bëri thirrje që një numër i madh i kamionëve të hyjnë në Gazë çdo ditë, duke shtuar se verifikimi i ndihmës duhet të bëhet në një mënyrë praktike dhe të shpejtë.
Kolona e kamionëve kanë pritur prej shumë ditësh që të fusin ndihma humanitare në Rripin e Gazës në pikëkalimin me Egjiptin, Rafah.
Pas sulmit vdekjeprurës të grupit militant palestinez, Hamas, ndaj Izraelit më 7 tetor, ky i fundit rrethoi Gazën dhe bllokoi dërgesat e ujit, ushqimeve dhe karburanteve. (Irma)
Lajmet Kryesore