Përfundon me sukses stafeta e pishtarit të Lojërave Para Aziatike në Hangzhou
2023-10-22 10:30:40

Foto nga VCG 

Mëngjesin e të shtunës, stafeta e pishtarit për Lojërat e 4-ta Para Aziatike hyri në ndalesën e fundit, distriktin Xiaoshan të qytetit Hangzhou.

Ngjarja e stafetës së pishtarit të Lojërave Para Aziatike në Hangzhou ka temën "Zemrat takohen, ëndrrat shkëlqejnë" për të shfaqur arritjet e zhvillimit të sporteve për personat me aftësi të kufizuara dhe për të krijuar një atmosferë të mirë për shëndetin dhe integrimin e tyre. Stafeta e pishtarit zgjati tre ditë.

Pishtarmbajtësi më i ri është 14 vjeç dhe më i vjetri 73, ndërsa ata me aftësi të kufizuara përbëjnë rreth 30 % të numrit të përgjithshëm të pishtarmbajtësve. (Çang Çuo)