Foto nga VCG
Ligjvënësit kinezë po shqyrtojnë një projektrishikim për Ligjin për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Infektive që do të përmirësonte sistemin e raportimit të epidemisë në vend, duke përfshirë ndalimin e ndërhyrjeve në raportim, citon “China Daily”.
Drafti iu dorëzua Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullor Kombëtare për shqyrtim të mëtejshëm.
Sipas dokumentit, duhet të qartësohen afatet dhe metodat për raportimin e një epidemie të re dhe duhet të thjeshtohen kanalet për objektet e testimit dhe publikun për të bërë raporte.
Ai shton se do të krijohet një mekanizëm që synon rritjen e stimujve dhe ofron përjashtime nga përgjegjësia për njerëzit dhe objektet që bëjnë raporte. Ndërhyrja në raportimin e epidemisë është e ndaluar. Kina është përpjekur të përmirësojë sistemin e saj të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve që nga shpërthimi i Covid-19 në fund të vitit 2019.
Ndër detyrat kryesore janë rritja e sistemeve të raportimit të hershëm dhe paralajmërimit për shpërthimet infektive. (Irma)