Foto nga VCG
Investimet e huaja direkte në përdorim aktual në Kinë arritën në 919.97 miliardë juanë (rreth 128 miliardë dollarë amerikanë) në nëntë muajt e parë të vitit, njoftoi Ministria e Tregtisë, citoi “Xinhua”.
Shifra ka rënë me 8.4 për qind krahasuar me një vit më parë. Rënia erdhi si pasojë e ritmit të ngadaltë të rimëkëmbjes ekonomike globale dhe bazës së lartë të regjistruar vitin e kaluar, sipas ekspertëve.
Gjatë kësaj periudhe, 37,814 firma të reja me investime të huaja u krijuan në të gjithë vendin, me një rritje prej 32,4 për qind në bazë vjetore.
Investimet e huaja direkte në prodhim u rritën me 2.4 për qind në bazë vjetore, me atë në prodhimin e teknologjisë së lartë me 12.8 për qind.
Investimet e huaja direkte nga Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja u rritën përkatësisht me 121.7 për qind, 116.9 për qind dhe 109.2 për qind, tregojnë të dhënat nga ministria.
Investimet e huaja direkte në Kinë mbeten në një trajektore pozitive në terma afatgjatë.
Këshilli i Shtetit ka publikuar udhëzime për të optimizuar mjedisin e investimeve të huaja të Kinës dhe për të rritur flukset hyrëse të investimeve të huaja. (Irma)