“JD” starton para shitjet për blerjet e Ditës së Beqarëve
2023-10-22 14:15:51


Foto nga VCG

Gjiganti kinez i tregtisë elektronike “JD” njoftoi se do të nisë para shitjen për blerjet e Ditës së Beqarëve të këtij viti në orën 20:00 më 23 tetor, një javë më herët se në vitet e mëparshme, dhe do të ofrojë zbritje të mëdha dhe kuponë blerjesh për shumë produkte, përcjell “China Daily”.

Numri i tregtarëve që do të marrin pjesë në galanë promovuese është rritur me 1.5 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas “JD”.

Më shumë se 500 milionë mallra të reja do t'u ofrohen konsumatorëve gjatë periudhës së blerjeve.

Xin Lijun, drejtori ekzekutiv i shitjes me pakicë në “JD”, tha se kompania i përmbahet strategjisë së çmimeve të ulëta, ndërsa premtoi të ofrojë produkte premium dhe të garantojë cilësinë e shërbimeve.  (Irma)