Kina mban të pandryshuara normat bazë të huadhënies
2023-10-21 14:31:08
Foto nga VCG
Banka Popullore e Kinës njoftoi të premten se normat bazë të kredisë së vendit (LPRs) mbetën të pandryshuara nga muaji i kaluar.
Kryeekonomisti për Kinën i JLL-së (një nga kompanitë kryesore të shërbimeve komerciale të pasurive të paluajtshme në botë) Bruce Pang, vuri në dukje se stabiliteti i normave bazë të kredisë përputhet me pritjet e tregut.
Të dhënat e fundit makroekonomike tregojnë se rimëkëmbja ekonomike e Kinës po forcohet me një trajektore rritëse dhe zvogëlon nevojën për të ulur normat e interesit, shtoi Pang. (Çang Çuo)
Lajmet Kryesore