Kina ka ndërtuar rreth 3.19 milionë stacione bazë 5G
2023-10-21 12:16:58
Foto nga VCG
Kina kishte ndërtuar rreth 3.19 milionë stacione bazë 5G deri në fund të shtatorit, në përpjekjen e saj për të nxitur transformimin digjital dhe inteligjent të ekonomisë reale.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të premten nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, numri i përdoruesve të brezit të gjerë gigabit arriti në 145 milionë.
Të dhënat tregojnë se rrjeti 5G dhe interneti industrial janë në përdorim në shumë sektorë të ekonomisë kineze. (Irma)
Lajmet Kryesore