Anhui i Kinës lindore synon rritjen e industrisë së inteligjencës artificiale
2023-10-21 13:23:36

Foto nga VCG

Provinca Anhui e Kinës lindore ka publikuar një plan veprimi trevjeçar, që synon rritjen e industrisë së përgjithshme të teknologjisë së inteligjencës artificiale, thanë autoritetet lokale, citon “Xinhua”.

Plani fokusohet në ndërtimin e platformave kompjuterike inteligjente, promovimin e hapjes së burimeve të të dhënave, zhvillimin e modeleve të mëdha, prezantimin e skenarëve të aplikacioneve dhe tërheqjen e më shumë ndërmarrjeve të inteligjencës artificiale.

Sipas planit, deri në vitin 2025, fuqia totale e llogaritjes inteligjente në Anhui pritet të arrijë në 14.000 P (Peta) dhe shkalla e të dhënave për industritë kryesore, duke përfshirë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe automobilat, pritet të arrijë në 500 TB.

Ndërkohë, gjithsej 200 skenarë aplikimesh të bazuara në inteligjencën artificiale pritet të formohen dhe aplikohen për herë të parë në 18 fusha kyçe, si sektori i automjeteve me energji të re, deri në vitin 2025, tha Wu Jinsong, një zyrtar nga Departamenti provincial i Shkencës dhe Teknologjisë.

Aktualisht, fuqia inteligjente informatike e krahinës tejkalon 5000 P. Vetëm vitin e kaluar, në provincë startuan 818 projekte në lidhje me industrinë e inteligjencës artificiale, me një investim total prej rreth 600 miliardë juanë (rreth 83.6 miliardë dollarë amerikanë), theksoi Wu.

Anhui ka krijuar gjithashtu një fond investimi për industrinë e inteligjencës artificiale, me një shkallë fillestare prej 6 miliardë juanë, e cila pritet të arrijë mbi 20 miliardë juanë në pesë vitet e ardhshme. (Irma)