Kina rinovon alarmin e verdhë për stuhi shiu
2023-10-21 10:58:31

Foto nga VCG

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës rinovoi të premten alarmin e verdhë për stuhi shiu, pasi priten shira të dendur në Guangxi dhe Guangdong, njofton “Xinhua”.

Disa zona të këtyre rajoneve mund të përjetojnë rrebeshe shiu, me reshje maksimale për orë që i kalojnë 80 milimetra, të shoqëruara nga mot me stuhi. Qendra u ka bërë thirrje qeverive vendore që të përgatiten për stuhi shiu dhe këshilloi autoritetet e menaxhimit të trafikut të zbatojnë masat e duhura të kontrollit të trafikut në zonat e prekura nga reshjet e dendura të shiut.

Po ashtu, është sugjeruar shkëputja e furnizimeve me energji të jashtme në zonat rrezik të lartë, pezullimin e veprimtarive në mjedise të hapura dhe transferimin e njerëzve nga zonat e cenueshme në vende më të sigurta.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër nivele, të koduar me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Irma)