Foto nga VCG
Ukraina do të marrë raketa me rreze të gjatë veprimi ATACMS nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në baza të përhershme, njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform, duke cituar ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba, raporton “Xinhua”.
Marrëveshja për furnizimin me ATACMS u arrit gjatë një takimi midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologut të tij amerikan Joe Biden, në Uashington muajin e kaluar, citohet të ketë thënë Kuleba.
“Ne e vlerësojmë SHBA-në për përmbushjen e marrëveshjeve dhe për forcimin e fuqisë sonë të zjarrit”, tha ministri, pa specifikuar numrin e raketave që Ukraina ka marrë tashmë.
ATACMS, ose Sistemi i Raketave Taktike të Ushtrisë, është një raketë balistike taktike e prodhuar nga kompania amerikane e mbrojtjes “Lockheed Martin”, me rreze veprimi deri në rreth 300 km. (Irma)