Elon Musk: Lajmi për bllokimin e shërbimit të “X” në BE, i rremë
2023-10-21 15:06:03

Foto nga VCG

Elon Musk ka hedhur poshtë raportimet mediatike për një tërheqje të mundshme të platformës së tij në internet “X” nga Bashkimi Evropian.

“Kjo është krejtësisht e rreme”, shkroi Musk në “X”, duke iu përgjigjur një raporti të “Business Insider” se ai kishte shqytuar bllokimin e shërbimit për përdoruesit në kontinent për shkak të kërkesave të BE-së, përcjell “ATSH”.

Sipas gazetës, shkaku për një tërheqje do të kishte qenë pakënaqësia e miliarderit të teknologjisë me Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA).

DSA-ja detyron platformat e mëdha në internet të ndërmarrin veprime të vazhdueshme dhe të shpejta kundër gjuhës së urrejtjes, ndër të tjera.

“X” së fundmi ka marrë një listë pyetjesh nga Komisioni Evropian, i cili dëshiron të dijë më shumë se si platforma e medias sociale i përmbush detyrimet e saj. (Irma)