Fshati Zhagana (Foto nga VCG)
Fshati Huangling (Foto nga VCG)
Fshati Xiajiang(Foto nga VCG)
Fshati Zhujiawan (Foto nga VCG)
Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara (UNWTO) njoftoi se katër fshatra kinezë kanë fituar një vend të lakmuar në listën e “Fshatrave më të mirë të Turizmit” për vitin 2023, përcjell “Xinhua”.
Ato janë: fshati Huangling në provincën Jiangxi, fshati Xiajiang në provincën Zhejiang, fshati Zhagana në provincën Gansu dhe fshati Zhujiawan në provincën Shaanxi.
Vendimi u njoftua në sesionin e 25-të të Asamblesë së Përgjithshme të UNWTO-së në Samarkand, Uzbekistan.
Kina tani ka tetë fshatra në listë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.
UNWTO-ja filloi përzgjedhjen e fshatrave më të mirë të turizmit në vitin 2021. Këtë vit, 63 vende paraqitën 258 aplikime, duke rezultuar në përfshirjen e 54 fshatrave nga 32 vende. (Irma)