Avokati Keneth Chesebro pranon fajësinë
2023-10-21 15:43:17

Foto nga VCG

Avokati Keneth Chesebro pranoi të premten fajësinë nën akuzat për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias, ndërsa po bëheshin përgatitjet përfundimtare për mbledhjen e një jurie për fillimin e gjyqit ndaj tij.

Një ditë më parë, fajësinë e pranoi edhe kolegia e tij, avokatja Sidney Powell për gjashtë akuza.