Foto nga Xinhua
Presidenti kinez Xi Jinping u takua të premten me kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Brazilit Artur Lira në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin, duke u bërë thirrje të dy palëve të mbështesin njëra-tjetrën në botën e sotme të trazuar.
Xi përmendi vizitën shtetërore të presidentit brazilian Luiz Inacio Lula da Silva në Kinë në pranverën e këtij viti, duke thënë se gjatë kësaj vizite ishte arritur konsensus i rëndësishëm për t'i udhëhequr marrëdhëniet dypalëshe në një epokë të re.
Foto nga Xinhua
Nisma "Një brez, një rrugë" është shumë e përputhshme me strategjinë e rindustrializimit të Brazilit, të quajtur Programi i Përshpejtimit të Rritjes së Re, dhe ato mund të ndërthuren plotësisht për të ndihmuar proceset përkatëse të modernizimit të të dy palëve, vuri në dukje presidenti kinez.
Kina mbështet Brazilin në zhvillimin e Samitit të G20-s vitin e ardhshëm dhe të Konferencës për Ndryshimin Klimatik të OKB-së (COP30) më 2025, dhe është e gatshme të forcojë bashkërendimin dhe bashkëpunimin me Brazilin, shtoi Xi.
foto nga CMG
Duke theksuar se ky vit shënon 30-vjetorin e vendosjes së partneritetit strategjik midis Kinës dhe Brazilit, dhe viti i ardhshëm do të shënojë 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Xi shprehu besimin se të dy vendet kanë shumë potencial për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes tyre.