Foto RTSH
Papa Françesku deklaroi se situata në Gaza është e pashpresë dhe bëri thirrje për parandalimin e një fatkeqësie humanitare.
“Mendimet tona shkojnë në Palestinë dhe Izrael, ku vijon të rritet numri i viktimave. Gjendja në Gaza është e pashpresë. Ju lutem bëni gjithçka që është e mundur për të parandaluar katastrofën humanitare”,- tha papa nga sheshi “Shën Pjetër” në Vatikan, citon “RTSH”.
Sipas tij, në një periudhë kur shumë fronte lufte janë të hapura në botë, është tejet shqetësuese zgjerimi i konfliktit.
“Le të heshtin armët, le të dëgjohen britmat e të varfërve, njerëzve dhe fëmijëve për paqe”, u shpreh ai.
Ati i Shenjtë përsëriti thirrjen e tij për paqe dhe njoftoi se ata do të mbajnë një ditë lutjeje për paqe me një ngjarje publike në Vatikan të premten, më 27 tetor.
Ai ftoi edhe përfaqësuesit e sekteve të tjera të krishtera si dhe të besimeve të tjera, ndërsa kërkoi të bëhen lutje edhe për Ukrainën. (Elona)