Hangzhou është i gatshëm për të pritur Paralojërat Aziatike
2023-10-20 12:16:50

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ndërsa Paralojërat Aziatike nisin në Hangzhou të dielën, pritet një spektakël magjepsës i talentit dhe këmbënguljes. Sportitët më të mirë me aftësi të kufizuara të Azisë janë gati të demonstrojnë aftësitë e tyre në një sërë disiplinash të ndryshme.

Sipas organizatorëve, shndërrimi i 17 objekteve të përbashkëta të Paralojërave Aziatike dhe Lojërave Aziatike është kryer me sukses. Çdo zonë, nga hyrja në zonat e ndryshme funksionale, është projektuar me kujdes për të siguruar një mjedis plotësisht pa pengesa, të sigurt dhe të rehatshëm. 

Për të përmirësuar përvojën e shikuesve, numri i ndenjëseve me karrige me rrota është rritur nga një e mijëta e kapacitetit të përgjithshëm të vendeve në 1 për qind. Këto përmirësime sigurojnë që secili t'i shijojë Lojërat në një mjedis përfshirës.

Ndërkohë, janë bërë përpjekje të ndjeshme për të rinovuar dhe përmirësuar Fshatin e Paralojërave Aziatike. Rreth 1 100 shtretër me qasje të lirshme janë vendosur, për të siguruar një akomodim të rehatshëm për sportistët.