Kim Jong Un rithekson angazhimin për forcimin e lidhjeve me Rusinë
2023-10-20 18:20:50

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kim Jong Un, udhëheqësi suprem i Republikës Popullore Demokratike të Koresë, u takua të enjten në Phenian me ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov, njoftoi të premten Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA).


Gjatë takimit, Kim Jong Un, sekretar i përgjithshëm i Partisë së Punëtorëve të Koresë dhe president i Çështjeve Shtetërore i Republikës Popullore Demokratike të Koresë, përmendi takimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin muajin e kaluar në Rusi dhe ritheksoi gatishmërinë e vendit të vet për të zbatuar "besnikërisht" marrëveshjet e arritura nga të dy udhëheqësit, thuhet në raport.


Kim e Lavrovi shkëmbyen mendime për çështje të rëndësishme me shqetësim të ndërsjellë dhe pranuan "të përballen aktivisht me gjendjen e komplikuar rajonale dhe ndërkombëtare" mbi bazën e besimit politik dhe strategjik midis dy vendeve, duke zgjeruar lidhjet dypalëshe në të gjitha fushat me përpjekje të përbashkëta, sipas raportit të KCNA-së.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Edhe ministrja e Jashtme e Republikës Popullore Demokratike të Koresë Choe Son Hui u takua me homologun e saj rus po atë ditë, tha KCNA.


Choe dhe Lavrovi diskutuan lidhur me rrugët për t'i ngritur marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve në një nivel më të lartë "siç kërkohet prej gjendjes së tanishme" dhe për nxitjen e shkëmbimeve e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, duke përfshirë ekonominë, kulturën dhe shkencën e përparuar.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ata shkëmbyen gjithashtu pikëpamje dhe arritën konsensus për intensifikimin e veprimeve të përbashkëta për çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, si gjendja në Gadishullin Korean dhe Azinë Verilindore.


Kreu i diplomacisë ruse e përmbylli vizitën e tij dyditore në Republikën Popullore Demokratike të Koresë të enjten, thuhet në raportin e KCNA-së.