Foto nga Xinhua
Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping pati një takim të premten në Pekin me presidentin e Laosit dhe sekretarin e përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Popullore Revolucionare të Laosit, Thongloun Sisoulith.
Xi theksoi që dy partitë udhëheqë në Kinë dhe Laos duhet të vazhdojnë të thellojnë besimin e ndërsjellë politik, të përmirësojnë kapacitetet e qeverisjes dhe të forcojnë komunikimin e bashkëpunimin në fushat e politikës, zbatimit të ligjit dhe sigurisë.
Foto nga Xinhua
Ai nxiti përpjekjet për të eksploruar potencialin e hekurudhës Kinë-Laos, duke u fokusuar në zhvillimin përgjatë hekurudhës dhe në nxitjen e ndërtimit të Korridorit Ekonomik Kinë-Laos.
Foto nga VCG
Xi tha që Kina është e gatshme të vazhdojë ta ndihmojë Laosin në zhvillimin ekonomik, do të inkurajojë më shumë ndërmarrje kineze të investojnë në Laos, do të importojë më shumë produkte bujqësore cilësore nga Laosi dhe do të zgjerojë bashkëpunimin me Laosin në sektorët e energjisë dhe të minierave. (Jiang Lei)