Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës
Zëdhënësja e MPJ-së kineze Mao Ning bëri të ditur të premten në një konferencë shtypi se anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, drejtor i Zyrës së Komisionit Qendror të Punëve të Jashtme dhe ministër i Jashtëm i Kinës Wang Yi do të marrë pjesë në simpoziumin e 10-vjetorit të paraqitjes së konceptit të diplomacisë me miqësi, sinqeritet, përfitime të ndërsjella dhe përfshirje me vendet fqinje të Kinës dhe do të mbajë fjalimin e rastit.
Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës
Simpoziumi do të zhvillohet më 24 tetor në Pekin.
Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës
Sipas zëdhënëses Mao, në këtë aktivitet do të marrin pjesë në internet ose me prani fizike figura politike prej vendeve fqinje, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, diplomatë të vendeve fqinje dhe ekspertë e studiues të famshëm.