Kryeministri Sunak: Mbretëria e Bashkuar qëndron me Izraelin
2023-10-20 12:06:41

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Pas mbërritjes në Izrael, kryeministri britanik, Rishi Sunak, deklaroi se sulmet e Hamasit më 7 tetor ishin një akt i papërshkrueshëm, i tmerrshëm terrorizmi.

Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar qëndron me Izraelin, citon “BBC”, përcjell “RTSH”.

Në lidhje me sulmin në spitalin në Gaza, Mbretëria e Bashkuar ka bërë të ditur se ende nuk është e sigurt se çfarë e shkaktoi.

Autoritetet palestineze fajësojnë sulmet izraelite për shpërthimin në spital. Izraeli, nga ana tjetër, bën të ditur se është shkaktuar nga një raketë e lëshuar nga Gaza, e destinuar për Izraelin. (Elona)