Industria e prodhimit të automobilave në Kinë regjistron rritje të fuqishme në periudhën janar-gusht
2023-10-20 15:11:08
Foto nga CFP
Industria e prodhimit të automobilave në Kinë regjistroi një zgjerim të qëndrueshëm në tetë muajt e parë të këtij viti. Vlera e shtuar industriale e sektorit u rrit 11.7 për qind nga viti në vit gjatë periudhës, sipas Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave në Kinë, citon “Xinhua”. Të ardhurat e kombinuara operative të industrisë arritën në 6.17 trilionë juanë (rreth 859.39 miliardë dollarë amerikanë), duke u rritur 10.9 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Kompanitë në këtë sektor arritën në një fitim total prej 303.59 miliardë juanësh në të njëjtën periudhë, 2.4 për qind më shumë se një vit më parë, zbuluan të dhënat. (Elona)
Lajmet Kryesore