Foto nga VCG
Ekspozita Botërore e Internetit të Gjërave, veprimtaria kryesore e Kinës në këtë drejtim, filloi të premten në qytetin Wuxi në provincën Jiangsu të Kinës Lindore.
Kjo veprimtari katërditore përfshin një samit, një ekspozitë me aplikimet dhe produket më të fundit të Internetit të Gjërave, dhe një shumëllojshmëri aktivitetesh, nga forumet dhe dialogët deri në përvojat e konsumatorit. Ekspozita përqendrohet në tema si gjurmimi inteligjent dhe interneti industrial.
Foto nga VCG
Më tepër se 500 ndërmarrje vendëse dhe të huaja, duke përfshirë Korporatën e Rrjetit Shtetëror, "China Mobile", "Huawei", "Microsoft" dhe "Tesla", marrin pjesë në këtë ekspozitë me sipërfaqe rreth 50 000 metra katrorë.
"Ne kemi paraqitur makina inspektimi pa drejtues dhe dronë që përdorin Sistemin e Navigimit Satelitor 'Beidou', të cilat mund të rritin shumë efektshmërinë, veçanërisht në gjendje kritike si moti ekstrem," tha Yue Yun nga Korporata e Rrjetit Shtetëror.
Foto nga VCG
Wuxi, që quhet edhe si "qyteti i Internetit të Gjërave", ka tani më tepër se 3 000 kompani lidhur me Internetin e Gjërave, me një vlerë prodhimi prej më tepër se 401 miliardë juanësh (rreth 55.9 miliardë dollarë amerikanë).