Foto nga CFP
Kina hapi më shumë se 1,400 kilometra linja të reja hekurudhore gjatë tre tremujorëve të parë të këtij viti, duke zgjeruar më tej rrjetin e fortë kombëtar hekurudhor, tha të enjten Grupi Shtetëror i Hekurudhave të Kinës. Ndër 1402 km linja të reja, 1276 km ishin me shpejtësi të lartë, bën të ditur “China Daily”.
Nga janari në shtator, sektori hekurudhor investoi 508.9 miliardë juanë (66.55 miliardë dollarë) në asete fikse, 7.1 për qind më shumë nga viti në vit.
Linjat kryesore hekurudhore, si ajo e shpejtësisë së lartë që lidh Guiyang, kryeqendra e provincës Guizhou, me Nanning, kryeqendra e rajonit autonom Guangxi Zhuang dhe hekurudha me shpejtësi të lartë Guangzhou-Shanëei janë hapur gjatë asaj kohe.
Më shumë linja, duke përfshirë hekurudhën me shpejtësi të lartë Nanchang-Huangshan janë planifikuar të hapen këtë vit, tha kompania. (Elona)