Masat kundër ndotjes së ajrit në Pekin japin rezultate
2023-10-20 14:41:08

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Pekini regjistroi një përmirësim të jashtëzakonshëm në cilësinë e ajrit gjatë tre tremujorëve të parë të vitit, me përqendrimin e PM2.5 - grimcat e vogla që janë të dëmshme për shëndetin - në 32 mikrogramë për metër kub, që tregon një zhvillim pozitiv në kontrollin e ndotjes së ajrit.

Sipas Zyrës së Ekologjisë dhe Mjedisit të qytetit, ky është niveli i dytë më i mirë në historinë e qytetit, bën të ditur “China Daily”.

Vitet e fundit, Pekini ka marrë masa të rëndësishme për të luftuar ndotjen e ajrit. Me zbatimin e iniciativave të ndryshme, si kontrolli rigoroz i emetimeve, masat për të reduktuar ndotjen nga pluhuri dhe promovimi i burimeve të energjisë së pastër, qyteti ka bërë hapa të dukshëm në trajtimin e problemit.

Rënia e vazhdueshme e PM2.5 në qytet tregon efektivitetin e këtyre masave. Ky përmirësim ka sjellë ndryshime pozitive në cilësinë e përgjithshme të ajrit, duke e bërë mjedisin e qytetit më të shëndetshëm për banorët e tij.(Elona)