Xi nxit Bankën e Re të Zhvillimit të ndihmojë për një sistem financiar ndërkombëtar më të drejtë
2023-10-20 14:26:57

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të enjten me presidenten e Bankës së Re të Zhvillimit Dilma Rousseff, duke i bërë thirrje kësaj banke të ndihmojë që sistemi financiar ndërkombëtar të bëhet më i drejtë e më i barabartë, për të forcuar përfaqësimin dhe zërin e tregjeve të reja dhe vendeve në zhvillim.

Xi mirëpriti pjesëmarrjen e Bankës së Re të Zhvillimit në nismën "Një brez, një rrugë" dhe Nismën e Zhvillimit Global, si edhe rolin e saj në nxitjen e Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB dhe në ndihmën për modernizimin e më shumë vendeve në zhvillim.

Rousseff falënderoi qeverinë kineze për mbështetjen ndaj Bankës së Re të Zhvillimit dhe shprehu besimin se nisma "Një brez, një rrugë"  dhe forumi për këtë nismë do të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vazhdueshëm dhe të gjelbër global. 

Banka e Re e Zhvillimit është e gatshme të marrë pjesë aktive në bashkëpunimin lidhur me nismën "Një brez, një rrugë" dhe të japë kontributin e duhur për nxitjen e shumëpolaritetit të botës dhe reformën e sistemit financiar ndërkombëtar, theksoi ajo.