Foto nga CFP
Kreu i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom Gebreyesus, ka deklaruar se situata në Gaza po del jashtë kontrollit, si pasojë e luftimeve me Izraelin.
Sipas tij, furnizimet e OBSH-së kanë mbetur në kufi për katër ditë, ndërsa shtoi se çdo sekondë që pritet për të marrë ndihmën mjekësore, ka humbje jete, shkruan “RTSH”.
Ai bëri thirrje që të ndalet dhuna nga të gjitha anët dhe të ketë akses të menjëhershëm për të filluar dërgimin e furnizimeve në Gaza.
Termocentralit të vetëm të Gazës i mbaroi karburanti javën e kaluar, impiantet e shkripëzimit të ujit të detit janë mbyllur dhe uji i pijshëm po mbaron për qindra mijëra civilë.
Spitalet po përballen me mungesë të furnizimeve mjekësore dhe, në disa raste, janë detyruar të improvizojnë morgje në kamionët e akulloreve për të menaxhuar situatën. (Elona)