Kina: Mbi 1 000 shtetas kinezë janë larguar nga Izraeli
2023-10-20 18:25:31

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Jashtme e Kinës bën të ditur të premten që mbi 1 000 shtetas kinezë janë larguar nga Izraeli për në Kinë ose në një vend të tretë pas shpërthimit të konfliktit mes Palestinës dhe Izraelit më 7 tetor.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, u shpreh në një konferencë për shtypin të zhvilluar në Pekin që, falë mbështetjes dhe përpjekjeve prej kësaj ministrie, më shumë se 280 shtetas kinezë që ishin bllokuar në Sderot të Izraelit Jugor, tani janë evakuuar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas zëdhënëses, disa prej tyre janë kthyer në Kinë me fluturime komerciale.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë të gjitha përpjekjet për të ndihmuar shtetasit kinezë,” tha Mao Ning.(Jiang Lei)