580 relikte nxirren nga anijet e lashta të mbytura
2023-10-20 12:02:09

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Afro 580 pjesë reliktesh kulturore janë zbuluar nga dy anije të mbytura antike të zbuluara në Detin e Kinës Jugore, sipas Administratës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.

Reliktet, të cilat përfshijnë pjesë porcelani, qeramike dhe lëndë druri, ofrojnë dëshmi konkrete se paraardhësit kinezë eksploruan, përdorën dhe tregtuan në Detin e Kinës Jugore, citon “Xinhua” administratën.

Dy anijet e mbytura nga dinastia Ming (1368-1644) u gjetën rreth 1500 metra nën nivelin e detit, tha administrata, duke shtuar se ato janë një dëshmi e rëndësishme e shkëmbimeve tregtare dhe kulturore përgjatë Rrugës së lashtë Detare të Mëndafshit. (Elona)