Foto nga CFP
Dhoma e Ulët e Parlamentit, Duma, miratoi një projektligj që parashikon tërheqjen e Rusisë nga Traktati Gjithëpërfshirës i Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBT).
Në këtë mënyrë, Rusia nis procesin e tërheqjes nga një tjetër traktat ndërkombëtar i sigurisë, duke i hapur rrugën testimit të armëve bërthamore për herë të parë pas disa dekadash, shkruan “ATSH”.
Presidenti rus Vladimir Putin pritet të zyrtarizojë shpejt tërheqjen nga traktati me nënshkrim.
Kjo do të thotë se Rusia së shpejti do të jetë në gjendje të testojë përsëri armë bërthamore për herë të parë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.
Testi i fundit i armëve bërthamore ishte 33 vjet më parë, më 24 tetor 1990.
Presidenti Putin e justifikoi tërheqjen nga Traktati Gjithëpërfshirës i Ndalimit të Testeve Bërthamore duke thënë se Rusia duhet të ketë të njëjtat mundësi si SHBA-ja.
SHBA-ja mund të testojë armë bërthamore në çdo kohë, sepse nuk e ka ratifikuar kurrë CTBT-në. (Irma)