Kina kërkon armëpushimin e menjëhershëm në Lindjen e Mesme
2023-10-19 17:52:46

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zhvillimet e ditëve të fundit në konfliktin Izrael-Palestinë kanë dëshmuar se një armëpushim i menjëhershëm dhe i gjithanshëm duhet të jetë përparësia kryesore, deklaroi të mërkurën Zhang Jun, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për sa kohë që lufta vazhdon, shkeljet e ligjit ndërkombëtar humanitar janë të pashmangshme. Pa një armëpushim të gjithanshëm, çdo sasi e ndihmës humanitare do të jetë si një pikë ujë në oqean, u shpreh Zhang në një mbledhje emergjente të Këshillit të Sigurimit mbi konfliktin izraelito-palestinez.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Këshilli i Sigurimit mban përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Përballë përhapjes së vazhdueshme të konfliktit dhe mundësisë gjithnjë e më të afërt të katastrofës humanitare, Këshilli i Sigurimit nuk ka arsye të mbetet i heshtur dhe nuk ka justifikim për të vonuar edhe më tej ndërmarrjen e veprimeve. Kina nuk e pranon pretendimin se veprimet e Këshillit të Sigurisë do të ndërhyjnë në përpjekjet diplomatike në vazhdim. Ndonëse projektrezolutat e propozuara nga Rusia e Brazili nuk janë miratuar, Këshilli i Sigurimit nuk mund të ndalojë këtu, tha Zhang.