Xi, letër urimi Forumit të Biznesit Energjetik Kinë-Rusi
2023-10-19 17:40:56

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping dërgoi të enjten një letër urimi për Forumin e 5-të të Biznesit Energjetik Kinë-Rusi.

Xi u shpreh se, falë përpjekjeve të përbashkëta të Kinës dhe Rusisë gjatë viteve, bashkëpunimi energjetik ndërmjet këtyre dy vendeve ka formuar një model të bashkëpunimit të gjithanshëm, të gjerë, të thellë dhe të nivelit të lartë, duke shërbyer si një shembull i mirë i bashkëpunimit praktik Kinë-Rusi të mbështetur në barazinë dhe përfitimet e ndërsjella dhe duke luajtur një rol pozitiv në sigurimin e energjisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm për të dy vendet e mbarë botën.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në të ardhmen, Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për një bashkëpunim energjetik të nivelit të lartë, për të forcuar vazhdimisht qëndrueshmërinë e industrisë energjetike dhe për të dhënë kontribute më të mëdha për një zhvillim afatgjatë, të shëndetshëm, të qëndrueshëm e të vazhdueshëm të tregut global të energjisë dhe për formimim e një partneriteti global për bashkëpunimin në energjinë e pastër.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Po atë ditë, edhe presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një letër urimi këtij forumi.